Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në unazën e qytetit të Fierit.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip BMW ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me dy automjete të parkuara në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i BMW-së ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.


