Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë sot në ditën e 49-të radhazi. Qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të nisur më pas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbajnë fjalime dhe të shprehin kërkesat e tyre.
Me thirrjet “Revolucion”, protestuesit kërkojnë ndryshime në skenën politike, rrëzimin e klasës aktuale politike dhe anulimin e ligjit 21/2024.
Organizatorët theksojnë se protesta do të vijojë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa tubimi i sotëm zhvillohet në atmosferë të qetë dhe nën vëzhgimin e forcave të policisë.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


