foto ilustruese
Një 69-vjeçar nga fshati Shalës i Konispolit ka mbetur i plagosur rëndë pasi u rrëzua teksa kulloste bagëtitë në një zonë malore.
Sipas informacioneve paraprake, Ismet Domeri ndodhej në mal me bagëtitë e tij kur dyshohet se, për shkak të temperaturave të larta, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke pësuar dëmtime të rënda.
69-vjeçari u gjet nga persona që ndodheshin në zonë, të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Fillimisht ai u transportua në Spitalin e Sarandës, ku mori ndihmën e parë mjekësore.
Burime spitalore bëjnë me dije se i dëmtuari kishte pësuar trauma të rënda në kokë dhe në kraharor. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët vendosën transferimin e tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku do të marrë trajtim të specializuar.
Shkaku paraprak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë humbja e ekuilibrit, e favorizuar nga temperaturat e larta, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.


