Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin “Tepelenë–Krahës”, në vendin e njohur si “Mogila”, ku si pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:30 një automjet i drejtuar nga një 67-vjeçar, banues në Elbasan, është përplasur me një automjet taksi që drejtohej nga një 28-vjeçar nga Tirana.
Nga përplasja kanë mbetur të lënduar drejtuesi i taksisë dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


