Një aksident i frikshëm rrugor është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit të së dielës në Korçë, ku një automjet doli nga rruga, u përplas me një pemë dhe më pas u përmbys.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, një i ri, ka arritur të dalë nga automjeti pa pësuar dëmtime, pavarësisht përplasjes së fortë që shkaktoi dëme të konsiderueshme në mjet.
Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që shoferi mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, megjithatë shkaku i saktë i ngjarjes do të përcaktohet nga hetimet.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


