Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Jonufrës, në Vlorë, duke u shkrumbuar pjesërisht nga zjarri.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nuk dihen ende rrethanat që çuan në përfshirjen e automjetit nga zjarri.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


