Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të premteje në një banesë në fshatin Krutje e Sipërme, në bashkinë e Lushnjës, duke shkaktuar dëme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një nga dhomat e banesës, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e plotë të flakëve, me qëllim që zjarri të mos përhapet në pjesët e tjera të banesës.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.


