Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë do të mblidhet nesër, në orën 11:00, për të shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
Sipas rendit të ditës, pas miratimit të rezultateve përfundimtare do të hapet rruga për certifikimin zyrtar të tyre, proces që i paraprin konstituimit të Kuvendit dhe nisjes së konsultimeve për krijimin e institucioneve të reja.
Bazuar në rezultatet paraprake, Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 53 mandate në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 18 mandate, ndërsa Aleanca do të ketë 7 deputetë.
Pas certifikimit të rezultateve, fokusi pritet të zhvendoset te negociatat mes forcave politike për krijimin e shumicës parlamentare dhe formimin e qeverisë së re.

