Venezuela po përballet me një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore në historinë e saj, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin. Bilanci i viktimave ka shkuar në mbi 500 persona, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur ose rezultojnë të zhdukur.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet pa ndërprerje në Karakas, La Guaira dhe zonat përreth, në përpjekje për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se koha për shpëtimin e tyre po mbaron.
Sipas të dhënave paraprake, afro 3 mijë persona janë plagosur, ndërsa mijëra banorë kanë mbetur pa strehë pasi dhjetëra ndërtesa u shembën nga lëkundjet e forta sizmike. Tërmeti i dytë, me magnitudë 7.5, konsiderohet më i fuqishmi që ka goditur Venezuelën në më shumë se një shekull.
Ndërkohë, ndihma ndërkombëtare ka nisur të mbërrijë në vend. Ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma humanitare nga disa shtete janë angazhuar për të mbështetur autoritetet venezueliane në përballimin e emergjencës, ndërsa operacionet për gjetjen e të mbijetuarve vijojnë në kushte tepër të vështira.

