Kryeministri Edi Rama priti këtë të premte në Kryeministri ish-presidentin e Francës, François Hollande, në një takim ku u vlerësuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës, si edhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
Gjatë ceremonisë, Rama i akordoi Hollande Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike, duke e cilësuar këtë si një shenjë vlerësimi për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e lidhjeve mes dy shteteve.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi se vlerësimi i dedikohet edhe mbështetjes së vazhdueshme të François Hollande për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, inkurajimin e rrugëtimit europian të vendit dhe besimin në rolin e Shqipërisë në një Evropë të bashkuar.

