Turqia 3-2 SHBA
Turqia e mbylli me fitore aventurën në Botërorin 2026, duke surprizuar SHBA-në me rezultatin 3-2 në një sfidë spektakolare. Goli i Kaan Ayhan në minutën e 98-të vulosi suksesin e turqve, ndërsa amerikanët, pavarësisht humbjes, avancojnë si fitues të Grupit D.
Japonia 1-1 Suedia
Japonia dhe Suedia ndanë pikët në Dallas me rezultatin 1-1, rezultat që i kualifikoi të dyja në fazën me eliminim direkt. Daizen Maeda kaloi japonezët në avantazh, por Anthony Elanga barazoi për suedezët, duke siguruar vazhdimësinë e të dy ekipeve në turne.

Holanda 3-1 Tunizia
Holanda konfirmoi vendin e parë në Grupin F pas fitores bindëse 3-1 ndaj Tunizisë. “Tulipanët” dominuan sfidën nga fillimi në fund, ndërsa Tunizia e mbylli Botërorin pa asnjë pikë të grumbulluar.

Australia 0-0 Paraguai
Australia dhe Paraguai barazuan pa gola në një ndeshje të kujdesshme, rezultat që favorizoi të dyja skuadrat. Australianët siguruan kalimin në fazën tjetër, ndërsa Paraguai mbetet në pritje të konfirmimit si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta.


