Hetimet për helmimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë vijojnë, ndërsa Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, e cila ishte përgjegjëse për furnizimin me ushqim të studentëve.
Sipas deklarimeve të saj, ushqimi është përgatitur dhe shpërndarë në përputhje me kontratën dhe standardet e higjienës. Në kuadër të hetimeve janë pyetur gjithashtu kuzhinieri, personeli që ka përgatitur dhe shpërndarë ushqimin, si dhe studentët që shfaqën simptoma helmimi.
Deri më tani nuk ka persona të marrë zyrtarisht nën hetim për këtë rast. Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë mbledhjen e provave, ndërsa priten rezultatet e analizave dhe veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

