Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Implikimi”, pasi u kap në flagrancë me sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në fshatin Bërzhitë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e të arrestuarit u sekuestruan 833 gramë kokainë, 576 gramë cannabis sativa, 930 euro të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal, si dhe automjeti që dyshohet se përdorej për shpërndarjen e drogës.
Nga hetimet paraprake rezulton se 35-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike me qëllim shitjen, kryesisht në zonën e Bërzhitës dhe në Qytet Studenti. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

