Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në hyrje të tunelit të Llogarasë, duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve që po qarkullonin në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në automjet, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.
Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të saktë të zjarrit.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


