Porti i Vlorës ka pritur gjatë ditës së sotme 270 pasagjerë dhe 52 automjete, duke konfirmuar rritjen e lëvizjes së udhëtarëve drejt qytetit bregdetar në prag të sezonit turistik veror.
Sipas autoriteteve portuale, procesi i përpunimit të pasagjerëve dhe mjeteve është zhvilluar pa probleme, ndërsa janë marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë, shmangien e vonesave dhe ofrimin e shërbimeve sa më efikase për qytetarët dhe turistët.
Me afrimin e pikut të sezonit veror, pritet që fluksi i udhëtarëve dhe automjeteve të vijojë të rritet në ditët në vijim. Porti i Vlorës mbetet një nga pikat kryesore të hyrje-daljeve detare në vend, duke luajtur një rol të rëndësishëm në lëvizjen e pasagjerëve dhe zhvillimin e turizmit në jug të Shqipërisë.


