Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypassin e Fierit, pranë spitalit “Memorial”.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen”, që po lëvizte në drejtim të Lushnjës, ka humbur kontrollin gjatë ecjes dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe një autoambulancë, e cila ka transportuar drejtuesin e mjetit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se shoferi ka pësuar lëndime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit


