Zhvillime të reja janë regjistruar në lidhje me ngjarjen tragjike që tronditi Gjirokastrën, ku humbi jetën 15-vjeçari Arbër Peçi pasi u mbyt në një pishinë private.
Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Ermal Kokon, pronarin e kompleksit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe argumenteve të paraqitura nga palët gjatë seancës gjyqësore.
Sipas burimeve, organi i akuzës paraqiti rrethanat dhe provat paraprake që lidhen me humbjen e jetës së të miturit, ndërsa mbrojtja kërkoi një masë më të butë sigurie për të arrestuarin.
Pas vlerësimit të materialeve hetimore, gjykata vendosi që Ermal Koko të hetohet në gjendje “arresti shtëpiak”, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë e ngjarjes.
Vdekja e 15-vjeçarit ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje mbi kushtet e sigurisë në ambientet ku ndodhi tragjedia. Familjarët e Arbër Peçit kërkojnë drejtësi dhe një hetim të plotë për ngjarjen që i mori jetën


