Pas lajmit të rëndë për humbjen e jetës së një efektivi të Policisë Rrugore në Tiranë, janë zbuluar detaje të tjera për viktimën.
Bëhet fjalë për Indrit Sinanin, 34 vjeç, me origjinë nga Tropoja, i cili prej vitesh shërbente në radhët e Policisë Rrugore të Tiranës. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Freskut, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat.
Sinani kishte rreth tetë vite shërbim në Policinë Rrugore dhe sipas të dhënave ka lënë pas bashkëshorten dhe vajzën e tij 8-vjeçare. Lajmi ka shkaktuar trishtim të madh te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.
Ndërkohë, ceremonia mortore e 34-vjeçarit pritet të zhvillohet të hënën në varrezat e Tufinës, ku të afërm, miq dhe kolegë do t’i japin lamtumirën e fundit.


