Thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama kanë dalë përtej protestave dhe janë dëgjuar edhe gjatë një koncerti të mbajtur mbrëmjen e së premtes në kryeqytet.
Gjatë performancës së këngëtarit Ylli Limani, një pjesë e të rinjve të pranishëm kanë nisur të brohorasin në kor “Rama ik” dhe “Rama jep dorëheqjen”, duke krijuar një moment që është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Pamjet janë publikuar edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar reagimin si një shenjë të pakënaqësisë në rritje ndaj qeverisë.
Ngjarja vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë po vijojnë prej ditësh në Tiranë, ndërsa sloganet kundër kryeministrit po dëgjohen gjithnjë e më shpesh edhe jashtë tubimeve politike.


