Spektakël dhe emocione kanë dhuruar ndeshjet e radhës në Kupën e Botës 2026, ku Anglia ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Kroacisë, ndërsa Portugalia është ndalur në barazim nga Republika Demokratike e Kongos.
“Tre Luanët” fituan me rezultatin 4-2 përballë Kroacisë në një sfidë të mbushur me raste dhe gola. Anglezët treguan forcën e tyre në repartin ofensiv, duke siguruar tre pikët dhe duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës tjetër të turneut.
Ndërkohë, Portugalia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj RD Kongos. Luzitanët kaluan momente të vështira përballë afrikanëve, të cilët arritën të marrin një pikë të vlefshme në garën për kualifikim.

Rezultatet e së mërkurës kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në grupet përkatëse, ndërsa rivaliteti për vendet kualifikuese pritet të bëhet edhe më i fortë në ndeshjet e ardhshme.
Tifozët kanë shijuar një tjetër mbrëmje plot emocione në Botërorin 2026, ku surprizat dhe përballjet spektakolare po vazhdojnë të mbajnë lart interesin e kompeticionit.


