Mbrëmjen e kësaj të enjtje në qytetin e Shkodrës janë raportuar të shtëna me armë zjarri ne lagjen e njohur si “Fermentimi”.Sipas informacioneve paraprake, një telefonatë në sallën operative ka vënë në lëvizje forcat e Policisë, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për të kryer veprimet e para hetimore.
Burime pranë Policisë bëjnë me dije se të shtënat dyshohet të kenë qenë në ajër, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Aktualisht, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa kontrollet në zonë vijojnë.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


