Protesta qytetare ka shënuar sot 100 ditë tubime, me qytetarët që kanë vijuar rezistencën e tyre përpara Kryeministrisë në Tiranë.
Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar tubimin përpara godinës së Kryeministrisë.
Gjatë protestës, qytetarët përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike.
Në përfundim të fjalimeve, protestuesit u kapën dorë për dore dhe krijuan një rreth simbolik përreth Kryeministrisë, në shenjë të vijimit të protestës.

Ndërkohë, një grup protestuesish iu afruan godinës me flakadanë, duke marshuar rreth saj. Gjatë tubimit u përsëritën edhe mesazhe kundër qeverisë, mes tyre slogani: “Shqipëria nuk është në shitje”.


