Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gosë–Vilëbashtovë të Kavajës, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05, kur një automjet me drejtues shtetasin Caci Novaku është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, shtetasi Laurel Alite, 49 vjeç, ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
“Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gosë–Vilëbashtovë, Kavajë, një automjet me drejtues shtetasin C. N. është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. A., 49 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”


