Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në aksin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një kamion, ndërsa si pasojë e goditjes kanë mbetur të plagosur katër persona.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


