Një aksident me pasojë humbjen e jetës është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, duke i marrë jetën një të riu 19-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi me inicialet K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura.
Për shkak të përplasjes së fortë, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident fatal.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


