Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një foshnjë vetëm 7-muajshe ka humbur jetën gjatë transportimit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani”.
Sipas burimeve nga Policia e Gjirokastrës, ngjarja ka ndodhur më 21 korrik, ndërsa foshnja është nisur me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Pas ngjarjes, ka nisur një hetim ndaj dy mjekëve pediatër të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, Mikel Koti dhe Edmond Kotoni. Ata dyshohen se gjatë muajit korrik, në dy raste të ndryshme, kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të foshnjës gjatë vizitave.
Për rastin, Policia e Gjirokastrës ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj dy mjekëve.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse neglizhenca e dyshuar në trajtimin mjekësor ka pasur lidhje me humbjen e jetës së foshnjës.


