Kroacia dhe Anglia kanë prerë biletën për në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026, pas fitoreve të arritura në ndeshjet e fundit të Grupit L.
Anglia mposhti 2-0 Panamanë dhe e mbylli grupin në vendin e parë. Pas një pjese të parë pa gola, Jude Bellingham hapi serinë e golave, ndërsa Harry Kane vulosi suksesin me golin e dytë, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Anglisë në historinë e Kupës së Botës.
Kroatët triumfuan 2-1 ndaj Ganës në një përballje vendimtare. Petar Suçić zhbllokoi sfidën me një goditje të bukur nga distanca, ndërsa pas barazimit të Ganës në pjesën e dytë, Nikola Vlašić riktheu avantazhin për ekipin e Zlatko Dalić, duke vulosur kualifikimin.

Me këto rezultate, Anglia e mbyll Grupin L në krye, Kroacia kalon si e dyta, ndërsa edhe Gana ruan shpresat për kualifikim si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta. Për Panamanë, aventura në Botërorin 2026 përfundon pa asnjë pikë dhe pa shënuar gol.


