Një automjet tip “Audi A8” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në rrugën e bypass-it të Vlorës, në afërsi të Radhimës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike apo tejnxehje , ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Automjeti është përfshirë thuajse plotësisht nga flakët, duke pësuar dëme të parikuperueshme materiale.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.
Ndërkohë, pritet që verifikimet të përcaktojnë shkakun e saktë të rënies së zjarrit në automjet.


