Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Çermës.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon mallrash është përplasur me një mjet bujqësor, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e këtij të fundit, Ajet Kullolli, 50 vjeç, banues në Çermë.
Mësohet se furgoni ka goditur nga pas mjetin bujqësor. I plagosuri është transportuar fillimisht në Spitalin e Lushnjës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është dërguar më pas në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


