Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në zonën e Don Boskos, në Tiranë, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50. Një automjet me drejtues një 42-vjeçar është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi P. N., rreth 64 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rënda dhe, pavarësisht ndërhyrjes, ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 22.09.2026, rreth orës 14:50, në zonën e Don Boskos, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


