Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje afër ishullit të Sazanit, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti në det.
Sipas informacioneve paraprake, turisti ka pësuar prerje të rënda në këmbë nga helika e një skafi, pasi dyshohet se ka rënë në ujë në momentin kur mjeti lundrues ishte në lëvizje ose po manovronte pranë tij.
I plagosuri është nxjerrë menjëherë nga uji dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.
Në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet përkatëse, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.


