Rindizet vatra e zjarrit në Çerrilë të Mallakastrës, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve në zonën pyjore.
Sipas informacioneve nga terreni, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Ndërhyrja po kryhet në një terren të thepisur dhe me bimësi të dendur, kushte që e vështirësojnë ndjeshëm operacionin për shuarjen e zjarrit.
Kjo është vatra e tretë e zjarrit e shfaqur në Çerrilë brenda pesë ditëve, duke shtuar shqetësimin për situatën dhe rrezikun e përhapjes së flakëve në sipërfaqet pyjore të zonës.
Forcat në terren vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.


