Pas një nate të gjatë përballjeje me flakët, sot në zonën e Levanit në Fier kanë mbetur vetëm pasojat e zjarrit të përmasave të mëdha. Ullishte të djegura, sipërfaqe pyjore të shkrumbuara, biznese të dëmtuara dhe prona të shkatërruara janë pamja që përballin banorët.
Zjarri nisi në fshatin Vadhizë dhe, i favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, u përhap me shpejtësi në territorin e Vadhizës, Peshtanit dhe Levanit, duke përfshirë qindra hektarë me ullishte, pyje dhe shkurre.
Për banorët, orët e përballjes me flakët kanë qenë të vështira, ndërsa sot ata po përpiqen të vlerësojnë dëmet dhe të përballojnë pasojat e zjarrit.

Zjarri ka lënë pas dëme të konsiderueshme në zonë, ndërsa banorët tashmë përballen me humbjen e pasurisë dhe mjeteve të tyre të punës.


