Një tjetër rast shqetësues dhune është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku një 61-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga bashkëshorti i saj pas një konflikti mes tyre.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasja me inicialet E.H. është goditur me sqepar në pjesën e kokës, duke marrë dëmtime të rënda. Ajo është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar bashkëshortin e saj në Komisariat, ndërsa po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e konfliktit.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa vijon marrja në pyetje e personave të përfshirë dhe dëshmitarëve të mundshëm.
Hetimet do të përcaktojnë edhe përgjegjësinë ligjore të personit të shoqëruar për ngjarjen e rëndë.


