Një vatër zjarri është rregjistruar mesditën e kësaj të premteje në fshatin Mifol, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe pemë, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të favorshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt zonave të tjera.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar. Autoritetet vijojnë operacionin për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa shkaqet që kanë shkaktuar vatrën mbeten ende të paqarta dhe pritet të hetohen.
Në ditët e fundit, temperaturat ekstreme kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në vend, duke vënë në gatishmëri shërbimet emergjente.


