Argjentina ka siguruar një kualifikim dramatik në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, duke përmbysur Egjiptin me rezultatin 3-2 në një sfidë spektakolare të fazës së 1/8-ve.
Egjiptianët befasuan kampionët në fuqi duke kaluar në avantazh në minutën e 15-të me Yasser Ibrahim, ndërsa Lionel Messi humbi mundësinë për të barazuar nga pika e bardhë, pasi penalltia e tij u prit nga portieri Mostafa Shobeir.
Pavarësisht dominimit të Argjentinës, Egjipti arriti të shënonte edhe golin e dytë në pjesën e dytë me Mostafa Ziko, duke i vendosur amerikano-jugorët në një situatë shumë të vështirë.
Megjithatë, skuadra e Lionel Scalonit reagoi në minutat e fundit. Cristian Romero ngushtoi diferencën pas një asistimi të Messit, ndërsa pak minuta më vonë vetë kapiteni argjentinas barazoi rezultatin me një goditje të fuqishme nga jashtë zone.
Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt kohës shtesë, Lautaro Martínez depërtoi në krah dhe shërbeu për Enzo Fernández, i cili realizoi golin e fitores në minutat shtesë, duke vulosur përmbysjen 3-2.
Me këtë sukses, Argjentina vazhdon mbrojtjen e titullit botëror dhe në çerekfinale do të përballet me fituesen e çiftit Zvicër–Kolumbi. Ndërsa Egjipti eliminohet pas një ndeshjeje ku ishte shumë pranë surprizës së madhe.


