Qytetarët janë mbledhur edhe këtë të diel para Kryeministrisë, duke zhvilluar ditën e 37-të të protestës, ku kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Gjatë tubimit, protestuesit hodhën thirrje si “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Poshtë diktatura” dhe “Qeveria e krimit”.
Në fjalët e tyre, qytetarët ngritën shqetësime edhe për situatën në sistemin shëndetësor, duke pretenduar se qytetarët nuk marrin shërbimin e duhur në spitale nëse nuk paguajnë.
Protestuesit deklaruan se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre dhe bënë thirrje për revolucion, duke i kërkuar kryeministrit të japë dorëheqjen “sa nuk është vonë”.
Tubimi u zhvillua para godinës së Kryeministrisë, ndërsa protestuesit theksuan se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim.


