Dy tërmete të forta që goditën Venezuelën kanë tërhequr vëmendjen e ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët i cilësojnë si një fenomen të pazakontë për shkak të afërsisë së tyre në kohë.
Sipas profesorit të Shkencave të Tokës në Universitetin Durham, Mark Allen, tërmetet ka të ngjarë të kenë ndodhur pasi lëvizja e parë sizmike ka transferuar presionin tek një segment tjetër i çarjes tektonike, duke shkaktuar edhe tërmetin e dytë.
Eksperti shpjegon se lëkundjet duket se kanë ndodhur në kufirin tektonik mes pllakës së Amerikës së Jugut dhe asaj të Karaibeve, një zonë ku pllakat lëvizin paralelisht me njëra-tjetrën, në mënyrë të ngjashme me sistemin e njohur të çarjes San Andreas në Kaliforni.
7.5 mag

Allen paralajmëron se ekziston rreziku i pasgoditjeve të tjera në rajonin e Karakasit, duke theksuar se kryeqyteti venezuelian ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ekspertët po analizojnë ndikimin e lëkundjeve dhe mundësinë e zhvillimit të aktivitetit të mëtejshëm sizmik në zonë.


