Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Qatrom të Korçës, ku një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë një përroi të thatë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të jetë një person i pastrehë. Trupi i tij u konstatua nga banorë të zonës, të cilët njoftuan autoritetet.
Nga këqyrja paraprake e kryer në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 65-vjeçarit, ndërsa dyshimet e para flasin për një vdekje nga shkaqe natyrale.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nisën veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes


