Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Gjirokastër, ku një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në ujërat e Liqenit të Viroit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Besnik Koka, 62 vjeç. Trupi i tij është konstatuar në liqen, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Burime paraprake bëjnë me dije se në trupin e 62-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, megjithatë rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


