Një konflikt mes disa personave ka përfunduar me të plagosur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hodo Beg”, ku një 41-vjeçar është goditur me mjet prerës, ndërsa një tjetër person ka mbetur i lënduar pas goditjeve me grushte.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit të ndodhur për motive të dobëta është plagosur me thikë shtetasi Dritan Aga, 41 vjeç, ndërsa është dëmtuar edhe shtetasi J.G 61 vjeç.
Policia ka identifikuar si autor të dyshuar shtetasin E.J 32 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar nga vendi i konfliktit.
Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.


