Një vendim gjykate në Turqi ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, pasi shoferi i një kamioni që përplasi për vdekje dy vajza 13-vjeçare është dënuar përfundimisht vetëm me një gjobë prej rreth 2.500 eurosh.
Aksidenti tragjik ndodhi në shtator të vitit 2025 në qytetin e Samsunit. Dy nxënëset humbën jetën pasi u goditën nga automjeti i drejtuar nga 20-vjeçari Sultan Ahmet Yilmaz.
Sipas raportimeve të mediave turke, ekspertiza arriti në përfundimin se vajzat kishin tentuar të kalonin rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi u konsiderua përgjegjës në shkallë dytësore për aksidentin.
Fillimisht ai u dënua me katër vite burg, por dënimi u ul në tre vite e katër muaj dhe më pas u konvertua në një gjobë prej 120 mijë lirash turke.
Vendimi ka ngjallur debat të madh në Turqi, ndërsa familjarët e viktimave dhe shumë qytetarë kanë kërkuar një dënim më të ashpër për shoferin


