Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një efektiv i Policisë së Shtetit dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur armën e shërbimit.
Viktima është identifikuar me inicialet I.S., 34 vjeç. Ngjarja ka tronditur familjarët, kolegët dhe opinionin publik, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se efektivi përballej me probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.
Deri në këto momente nuk ka pasur një reagim apo njoftim zyrtar nga strukturat e Policisë së Tiranës. Autoritetet pritet të dalin me një komunikatë zyrtare pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.


