Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Vlorë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata ishin në kërkim nga autoritetet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia bën me dije se të arrestuarit janë 30-vjeçari me inicialet H.M. dhe 27-vjeçari R.L. Ata janë ndaluar nga policia teksa qarkullonin me automjet në fshatin Gumenicë.
Gjatë kontrollit në automjet u gjetën rreth 800 gramë Cannabis Sativa, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen. Pas verifikimeve, rezultoi se 27-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 16 mars ka kanosur me kallashnikov një person.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


