Tag: P-132 Oriku

  • Anija shqiptare “Oriku”, pjesë e misionit të NATO-s, ndalon një gomone me emigrantë në Egje

    Anija shqiptare “Oriku”, pjesë e misionit të NATO-s, ndalon një gomone me emigrantë në Egje

    Anija luftarake shqiptare P-132 “Oriku”, pjesë e Grupit të Gatshëm Detar të NATO-s (SNMG2), ka zhvilluar një tjetër operacion të suksesshëm në Detin Egje, në kuadër të monitorimit të migracionit të paligjshëm.

    Rreth orës 15:20, ekuipazhi i anijes ka identifikuar një gomone të shpejtë me emigrantë, e cila po lëvizte nga brigjet e Turqisë në drejtim të ishujve grekë.

    Menjëherë pas sinjalizimit, është vendosur koordinim i ngushtë mes Rojës Bregdetare Shqiptare, asaj Turke dhe Greke, duke mundësuar një ndërhyrje të shpejtë dhe të organizuar në det.

    Operacioni ka përfunduar rreth orës 16:00, ku gomonia është marrë në shoqërim nga Roja Bregdetare Greke dhe është drejtuar për në portin e Chios, ku pritet të ndiqen procedurat ligjore përkatëse.

    Në bord ndodheshin 21 emigrantë, 19 meshkuj dhe 2 femra, të cilët raportohet se vijnë nga vende afrikane.

    Anija shqiptare “Oriku” vijon të jetë pjesë aktive e misioneve ndërkombëtare të NATO-s, duke kontribuar në rritjen e sigurisë detare dhe parandalimin e migracionit të paligjshëm në rajon.