Moderatori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka rënë pre e një sulmi fizik në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur teksa Hamiti ishte duke hyrë në ambientet e një marketi. Nga pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ai shihet në momentin kur një person i afrohet dhe e sulmon. Pas incidentit, Hamiti vrapon për të hyrë në market dhe dëgjohet duke thënë me tërheqje: “A je bre normal?”
Deri më tani, rrethanat e plota të incidentit mbeten të paqarta.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


