Pas skandalit që lidhet me Jeffrey Epstein, ish-bashkëshortja e Prince Andrew, Sarah Ferguson, është larguar nga vëmendja publike, duke mos u parë në skenën publike për më shumë se dy muaj.
Ferguson nuk është parë që prej 12 dhjetorit, kur mori pjesë në pagëzimin e mbesës së saj në St James’s Palace. Që atëherë, mediat britanike kanë spekuluar për vendndodhjen e saj.
Sipas raportimeve të Daily Mail, ajo ka kaluar pjesën më të madhe të janarit në Paracelsus Recovery Clinic, një klinikë luksoze mirëqenieje ku qëndrimi mund të kushtojë rreth 15 mijë euro në ditë.
Burime të afërta me tabloidin raportojnë se Ferguson ka shkuar në Zvicër menjëherë pas Krishtlindjeve dhe ka qëndruar atje deri në fund të janarit, duke marrë kujdes mjekësor të specializuar dhe mbështetje emocionale.


