Prokuroria e Vlorës, në bashkëpunim me sektorin e Krimit Ekonomik, ka ndërmarrë një veprim hetimor mesditën e së hënës, duke u pozicionuar pranë Zyrës së Aseteve rreth orës 13:00.
Dy oficerë të Policisë Gjyqësore (OPGJ), me urdhër sekuestroje, kanë kërkuar dokumentacionin përkatës, konkretisht kontratat dhe SPL-të për periudhën 2023–2025. Në fokus të verifikimeve kanë qenë kontratat e dhënies së plazheve, si dhe ato që lidhen me procedurat SPL.
Burime paraprake bëjnë me dije se veprimet janë pjesë e një procesi verifikimi mbi mënyrën e lidhjes dhe zbatimit të këtyre kontratave. Hetimet vijojnë.
A është ky artikull etik? Nëse jo, Na kontaktoni