Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Armenë të bashkisë Selenicë, ku një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Stalla ishte në pronësi të fermerit Bardhosh Haxhiraj. Si pasojë e zjarrit janë djegur 22 krerë gjedhë, mes tyre lopë dhe viça, çka përbën një humbje të konsiderueshme ekonomike për familjen e tij.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Fillimisht flakët kanë përfshirë ambientin e brendshëm të stallës dhe më pas janë përhapur me shpejtësi, duke e bërë të pamundur shpëtimin e kafshëve.
Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Armenë të bashkisë Selenicë, ku një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.