Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Babunjë e Re, në bashkinë Divjakë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në bujqësi.
Viktima, e identifikuar si Kujtim Meçi, ishte duke punuar me traktor në një plantacion me ullinj së bashku me bashkëshorten e tij, kur mjeti bujqësor është përmbysur.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë manovrimit në terren, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka llogaritur gabim kthesën, duke bërë që traktori të rrëshqasë dhe të përmbyset. Si pasojë, ai ka mbetur i zënë poshtë mjetit dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
57-vjeçari kishte rreth 20 vite përvojë si traktorist dhe njihej si punëtor i zonës.
Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa trupi i viktimës është transportuar për procedurat përkatëse


